Griezmann drejt largimit nga Barcelona

02 korrik 2020 | 13:31

Antoine Griezmann po kalon një moment shumë të vështirë te Barcelona, aty ku ai u afrua me shumë bujë në verën e kaluar.

Francezi tashmë nuk duket si një titullar te skuadra katalanas, me trajnerin Setien që shpesh herë e ka lënë në stol. Në ndeshjen me Atletico Madridin, sulmuesi u la në stol, teksa u aktivizua vetëm dy minuta në fund, duke ngjallur reagime të shuma. Një nga reagimet ishte edhe ai i vëllait të Griezmann, Teo, i cili në “Twitter” shkruante: 2 minuta?! Dua të qaj, sinqerisht”.

Tashmë fillojnë të qarkullojnë lajme për një largim të mundshëm të sulmuesit nga Barça, me PSG-në dhe klube të tjera nga Premier Liga që presin të nisin sulmin për transferimin e francezit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka reaguar…