Sindikata e sektorit privat shpreh shqetësim për mospagesën e punëtorëve nga qeveria

02 korrik 2020 | 13:25

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka reaguar lidhur me mospagesën e pagave nga Pakoja Emergjente Covid-19 për punëtorët.

Përmes një komunikate për media, kjo sindikatë vlerëson se punëtorët e sektorit privat po vazhdojnë të diskriminohen dhe për këtë përgjegjës e bën politikën.

“Punëtorët e këtij sektori diskriminohen në kushte normale por edhe ne kushte emergjente. Kush është përgjegjës dhe kush dha përgjegjësi për skandalin e keqpërdorimit dhe mos pagesës së Pakos Emergjente, punëtorët e sektorit privat u diskriminuan vetëm ata. Deputetët Parlamentit të Kosovës janë komod sepse ata nuk qajnë kokën pse këta punëtorë çdo ditë presin në bankat e tyre mos po dalin mjetet e premtuara nga qeveria, këta bëjnë shaka me shpresat e punëtorëve, e nuk ulen dhe të miratojnë rishikimin e buxhetit që qeveria të kryejë obligimet e veta”, theksohet në këtë komunikatë.

Kjo sindikatë, ka mirëpritur iniciativën e Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e kursimeve nga Kursimet Pensionale.

“Sindikata e mirëpret iniciativën e Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e 10 për qind të trustit pensional nga punëtorët por çka të tërheqim ne ku pronarët e kompanive në 50 për qind të rasteve nuk ju kanë paguar fare punëtorët në trust, edhe ata që kanë pagua e kanë bërë në një masë simbolike, nuk thonë rastësisht i varfëri gjithë duhet të jetë i varfër, duke iu ‘falënderuar’ institucioneve tona”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuniteti i gazetarëve sportivë në mbarë botën sot më 2…