2 korriku, Dita e Gazetarëve Sportivë

02 korrik 2020 | 13:17

Komuniteti i gazetarëve sportivë në mbarë botën sot më 2 korrik 2020, shënon ditën botërore të gazetarëve dhe gazetarisë sportive.

Të vetëdijshëm për rolin që gazetarët sportivë e kanë në zhvillimin dhe promovimin e sportit kosovar, SHGSK në këtë ditë ripërsërit kërkesën drejtuar klubeve, shoqatave, federatave dhe gjitha institucioneve sportive, për përmirësimin e kushteve për gazetarët dhe përfaqësuesit tjerë të mediave, që janë të profilizuar për aktivitetet sportive.

SHGSK i falënderon gjithë palët e interesit, që janë përfshirë në sigurimin e kushteve dhe ambientit optimal për ushtrimin e aktivitetit të gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve në objektet e ngjarjet sportive.

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, ju uron këtë ditë, me dëshirën që në këtë situatë të jashtëzakonshme pandemie, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të jemi promotorë të vlerave të mirëfillta të gazetarisë sportive.

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Gazetarëve Sportiv, SHGSK ka agjendën si më poshtë:

14:30 • Pritje në Komitetin Olimpik të Kosovës nga presidenti z. Besim Hasani
15:30 • Pritje në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport nga ministrja Vlora Dumoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti i Kosovës, Mikaile Tmusiq i është bashkuar skuadrës malazeze,…