‘Yildizi është Lamine Yamali i Italisë’
10 nëntor 2026
| 16:09
Fabio Capello sheh te Kenan Yildiz një futbollist të veçantë, duke e vendosur talentin e Juventusit në të njëjtin nivel kreativiteti me Lamine Yamal të Barcelonës.
Ish-trajneri i Milanit, Juventusit dhe Real Madridit e vlerësoi 21-vjeçarin gjatë ceremonisë së çmimit “Bulgarelli”, ku turku u shpall mesfushori më i mirë i sezonit të kaluar.
“Na duhen futbollistë me imagjinatë. Ai bën gjëra që askujt nuk do t’i shkonin në mendje. Është bukur të shohësh futboll që nuk është i mërzitshëm. Kenan do të na argëtojë, ai është Lamine Yamal i Italisë”, u shpreh Capello.
Ndërkohë, Yildiz konfirmoi se është duke u rikuperuar nga lëndimi dhe synon të rikthehet në fushë në dhjetor.



