Zhegrova pritet të largohet në janar nga Juventusi
Disa lojtarë, në mesin e të cilëve është edhe Edon Zhegrova, pritet të largohen nga skuadra e Juventusit në afatin kalimtar të dimrit.
Mediet italiane kanë bërë të ditur se trajneri Luciano Spalletti tashmë ka identifikuar lojtarët që do të largohen nga ekipi.
Sa i përket Zhegrovës është thënë se Spalletti nuk është i bindur nga sulmuesi i krahut, të cilit ende nuk i ka besuar një vend titullari në asnjë ndeshje kampionale.
Spalletti e ka kritikuar vazhdimisht Zhegrovën për mungesën e qëndrueshmërisë dhe përqendrimit në fushë dhe, për këtë arsye, nuk llogarit në shërbimet e tij.
Po ashtu, thuhet se edhe Zhegrova nuk është i kënaqur me rolin e rezervistit te Juventusi dhe mund t’i shqyrtojë opsionet për t’u larguar në janar. Në nëntë ndeshje të luajtura në Serie A këtë sezon, Zhegrova ka dy gola e po aq asistime, kurse me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2030.



