Xhaka, lojtari më i mirë me numrin 34 në fanellë

10 nëntor 2026 | 14:44

Mesfushori i Sunderlandit, Granit Xhaka, është përzgjedhur si futbollisti më i mirë që ka bartur fanellën me numrin 34.

“Guardian” e ka përzgjedhur kapitenin e Zvicrës dhe të Sunderlandit si futbollistin më të mirë që ka bartur fanellën me numrin 34, në një renditje që përfshin lojtarët më të dalluar sipas numrave të fanellave.

Në këtë përzgjedhje, Xhaka është renditur para emrave të njohur të futbollit, përfshirë holandezin Nigel de Jong, i cili po ashtu ka luajtur me numrin 34 gjatë karrierës së tij.

Numri 34 ka një domethënie të veçantë për Xhakën. Ai e kishte zgjedhur në kohën kur ishte pjesë e akademisë së Baselit, pasi autobusi me të cilin udhëtonte drejt stërvitjeve mbante pikërisht këtë numër.

Që nga ajo kohë, Xhaka e ka ruajtur numrin 34 në skuadrat ku ka luajtur: Basel, Borussia Mönchengladbach, Arsenal dhe Bayer Leverkusen.

34-vjeçari është shumë i rëndësishëm për Sunderlandin dhe për Zvicrën, kurse aktualisht është i lënduar.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Disa lojtarë, në mesin e të cilëve është edhe Edon…