Selimi publikon anketën: 80 për qind e qytetarëve të Kosovës duan shuarjen e Speciales

10 nëntor 2026 | 16:08

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka publikuar një të dhënë nga anketa e fundit e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), sipas së cilës, tetë nga dhjetë kosovarë kërkojnë shfuqizimin e plotë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ose mohojnë se ky institucion flet në emër të tyre.

Ose, shkurt, 80 për qind e kosovarëve duan shuarjen e Speciales.

Selimi ka theksuar se ky është përfundimi kryesor i një ankete të realizuar përmes intervistave ballë për ballë me 1 mijë e 139 të rritur në të gjitha 38 komunat e Kosovës.

“Tetë nga dhjetë kosovarë tani kërkojnë shfuqizimin e plotë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ose mohojnë se ky institucion flet në emër të tyre. Ky është përfundimi kryesor i një anketimi të kryer përmes intervistave ballë për ballë me 1.139 të rritur në të 38 komunat, i publikuar më 9 nëntor nga KCSSQKSS”, ka shkruar Selimi.

Sipas të dhënave të publikuara nga Selimi, rezultatet tregojnë një nivel të lartë të kundërshtimit ose mungesës së besimit të qytetarëve ndaj Dhomave të Specializuara të Kosovës, të njohura edhe si Gjykata Speciale në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Xhyla Miradije Thaqi shpall të pavlefshme Vendimin e lëshuar nga…