Kurti takon kryeministrin Pashinyan në Paris, radioja armene sjell detaje

10 nëntor 2026 | 14:29

Kryeministri Albin Kurti është takuar me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, në Paris.

Për këtë takim ka raportuar radioja publike e Armenisë, duke thënë se ata të dy kanë diskutuar për “perspektivat e zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Armenia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në veçanti, raporton ky medium, ata kanë theksuar rëndësinë e zgjerimit të lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe ndërmarrjen e hapave të përbashkët në këtë drejtim.

Po ashtu, ata kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e turizmit, duke vënë në pah potencialin e konsiderueshëm për thellimin e mëtejshëm të angazhimit në këtë sektor.

“Palët kanë shkëmbyer gjithashtu mendime për çështjet rajonale, përfshirë mundësitë që po krijohen si rezultat i vendosjes së paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit”, është thënë në këtë raportim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të…