Komandanti i FSK-së priti në takim zyrtarin e NATO-s për mjekësinë ushtarake

10 nëntor 2026 | 14:45

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim kolonel VEKERDI-n, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke vlerësuar lart kontributin e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve mjekësore të FSK-së.

Gjatë takimit është theksuar rëndësia e bashkëpunimit profesional, shkëmbimit të përvojave dhe zbatimit të standardeve të NATO-s në fushën e mjekësisë ushtarake.

“Procesi i validimit paraqet një hap të rëndësishëm në vlerësimin dhe avancimin e aftësive operacionale të ekipeve mjekësore të FSK-së, duke kontribuar në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe përgatitjes së tyre për përmbushjen e misionit në përputhje me standardet e NATO-s”, është thënë në njoftimin e FSK-së.

Tutje, në takim janë diskutuar edhe çështje të rëndësisë së veçantë në fushën e mjekësisë, si: qëndrueshmëria operacionale mjekësore, procesi i rivalidimit për ekipet e ROL 1 dhe pjesëmarrja aktive e FSK-së në aktivitetet që realizohen nga Qendra e Ekselencës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka pritur në takim drejtorin e lartë…