Reprezentuesi i Kosovës kalon te KK Podgorica

02 korrik 2020 | 13:12

Basketbollisti i Kosovës, Mikaile Tmusiq i është bashkuar skuadrës malazeze, KK Podgorica.

Tmusiq në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës, ku fitoi shumë trofe, derisa para se të arrinte në Prishtinë ishte pjesë e Bashkimit për dy edicione, duke e ndihmuar skuadrën prizrenase të fitojë titullin e parë në histori të klubit.

Tmusiq në edicionin e ri do të luajë me KK Podgorica, që do të luajë në Superligën e Malit të Zi dhe ABA Ligën 2. Mikaile Tmusiq është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në…