Ambasadori Abbott: Bashkëpunimi për emërime në pozita drejtuese dha rezultate të përziera

02 korrik 2020 | 13:02

Kuvendi i Kosovës dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për rekrutimin profesional të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit.

Në një fjalë rasti, ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ka thënë se bashkëpunimi për emërime në pozita të larta drejtuese ka dhënë rezultate të përziera.

“Bashkëpunimi për emërime në pozita të larta drejtuese ka dhënë rezultate të përziera, kemi edhe përvojën e hidhur ku përkundër punës së panelit, vet Kuvendi ka emëruar individë që nuk përmbushnin kriteret, në raste të tilla do të reagojmë siç edhe kemi reaguar sepse kjo është tejet e dëmshme për Kosovën. Uroj që kësaj radhe të mos kemi raste të tilla”.

“Dëshiroj të theksoj se korrupsioni nuk luftohet vetëm një ditë apo një javë. Lufta më e mirë është kur profesionistët e fushave përkatëse dhe me integritet udhëheqin me institucionet. Kosova e meriton një të ardhme më të ndritur”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në…