Nënshkruhet memorandumi me britanikët, Osmani: Profesionistët do ta marrin votën e deputetëve

02 korrik 2020 | 12:58

Kuvendi i Kosovës dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për rekrutimin profesional të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim ku së bashku me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott, kanë prezantuar qëllimet e këtij memorandumi.

Osmani ka thënë se përmes këtij memorandumi do të rritet transparenca e udhëheqësve nëpër borde e agjenci.

“Memorandumi është vullnet i dyanshëm. Përmes kësaj synojmë të rrisim transparencën në zgjedhjen e personave të udhëheqjes në borde dhe pozita të lartë. Vlerësimi do të ketë efekt zinxhiror. Janë të përfshira 10 borde. Puna e kompanisë do të varet nga gjendja e pandemisë. Do ta sigurohemi që këta ekspert të jenë prezent. Profesionistët ta marrin votën e deputetëve”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se…