Hoti bisedon në telefon me kancelarin austriak: Austria do ta mbështesë Kosovën për integrim në BE

02 korrik 2020 | 12:54

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Hoti ka thënë se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt integrimit në Bashkim Evropian (BE).

“Sapo zhvillova një telefonatë shumë produktive me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz! Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor”.

“Me gjithë sfidat e vazhdueshme me Covid-19, ne do të vazhdojmë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ndërsa Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Sapo zhvillova një telefonatë shumë produktive me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz! Biseduam për shumë çështje…

Publiée par Avdullah Hoti sur Jeudi 2 juillet 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar se Leroy…