Presidentja Shiroka Pula priti në takim shefin e EULEX-it, Antero Lopes
10 nëntor 2026
| 16:41
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.
Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.
Ajo theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë dhe profesionalizmit të institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore.



