Griezmanni: Dua të luaj me Pogban, por jo te Unitedi

27 mars 2018 | 10:50

Antoine Griezmann dëshiron të luajë së bashku me Paul Pogban. Megjithatë, ai ka thënë se kjo s’do të thotë se dëshiron të luajë për Unitedin.

Griezmann ka bërë me dije se do të vendosë për të ardhmen para Kupës së Botës. “E ardhmja ime do të vendoset para Kupës së Botës. Dua të shkoj në Rusi me mendje të qartë, është diçka që të gjithë e duan. I kam thënë motrës se, edhe nëse rri apo largohem, më duhet të vendosi para Kupës së Botës”, ka thënë Griezmann. Për të është fantastike të luajë me Pogban çdo ditë, por jo në “Old Trafford”. “Nëse do ta bënim këtë çdo ditë”, tha Pogba për Canal+, kurse Griezmann u përgjigj: “Do të ishte fantastike”. “Por kujdes, nuk do të thotë se dua të shkoj te Manchester Unitedi”, përfundoi francezi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet sot në…