Vuçiqi pret në takim përfaqësuesit e Listës Serbe

27 mars 2018 | 10:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet sot në orën 11:00 në Beograd me krerët politikë të serbëve nga veriu i Kosovës dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Kështu është bërë me dije për “Tanjugun” nga kabineti i presidentit Vuçiq.

Tema e bisedimeve pritet të jetë situata pas arrestimit të djeshëm të Marko Gjuriq si dhe vendimi nëse përfaqësuesit e Listës Serbe do të qëndrojnë në Qeverinë e Kosovës.

Marko Gjuriq është arrestuar pasditen e së hënës në Mitrovicën Veriore pasi nuk ka respektuar ndalesën  e autoriteteve kosovare për të mos hyrë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Bild” raporton se Jurgen Kloppi është duke e monitoruar sulmuesin…