Griezmanni ëndërron “Topin e Artë”

01 nëntor 2018 | 11:01

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, e pranon se ëndrra e tij është që ta fitojë “Topin e Artë”.

Francezi preferon suksesin ekipor, por fitimi i “Topit të Artë” do të ishte një ëndërr e bërë realitet. 27-vjeçari është në mesin e kandidatëve për të fituar këtë çmim pas triumfit në Ligën e Evropës me Atletico Madridin dhe triumfit në Kupën e Botës me Francën.

“Nuk kam frikë që ta them. Unë ëndërroj për ‘Topin e Artë’. Për Ligën e Kampionëve, për fitimin e Kupës së Botës. Unë ëndërroj për shumë gjëra. Ëndërroj që të kem tre fëmijë. Këto ëndrra të motivojnë kur të zgjohesh çdo mëngjes dhe të kesh objektiva për të arritur”, ka deklaruar Griezmanni.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot i janë dorëzuar 300…