Griezmanni refuzon të transferohet te PSG-ja  

04 qershor 2020 | 17:54

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann nuk dëshiron që të transferohet te Paris Saint Germain.

Francezi ka refuzuar një transferim të mundshëm në “Parc de Prince”, teksa mund të ishte pjesë e një shkëmbimi me Neymar. Griezmann ka zhgënjyer që nga periudha e afrimit nga Atletico Madrid, ndaj dhe klubi katalanas e ka nxjerrë në merkato, për të siguruar fondin e nevojshëm për të synuar një goditje të madhe në fazën e sulmit.

Ai nuk ka mundur që të futet në mekanizmat e blaugranëve, apo të ketë një kombinim të mirë me Lionel Messin. Setien ka planifikuar një sulm krejt ndryshe për sezonin e ardhshëm, teksa Griezmann duket se nuk bën pjesë në planet e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
05.06.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë  1.…