
Grigja
18 prill 2022
| 08:37
Mërgim Bekteshi
Në rrugët e Jerusalemit të mbushura me blasfemi
Një Judas Iskarioti zgurdullonte sytë andej
Ashtu siç ishte lindja pas mesnate
Njëjtësohej tjetër ngjarje, po në mesnatë
Po çfarë faji kishte Pontius Pilati
Grigja motivohej nga thirrjet varje, gjak
Në mes të Barabbasë e Jezusit të Nazaretit
Grigja zgjodhi tundimin, një eksiq lihej i lirë
Peshorja e katandisur rënkon edhe sot
Isa iBen Merjem falë edhe armiqtë