Gripi spanjoll i vitit 1918

14 korrik 2020 | 19:26

Opinion nga: Sabina Gjocaj- Juriste e diplomuar-Mr.Sci.

Vlerësohet se rreth 500 milion njerëz ose një e treta e popullsisë së botës u infektuan nga ky virus.  Numri i vdekjeve u vlerësua të jetë së paku 50 milion në të gjithë botën me rreth 675,000 vdekje vetem në Shtetet e Bashkuara.

Vala e parë e pandemisë së vitit 1918 ndodhi në pranverë dhe në përgjithësi ishte e butë.  Të sëmurët, të cilët përjetuan simptoma të tilla tipike gripi, si ethe dhe lodhje, zakonisht shëroheshin pas disa ditësh dhe numri i vdekjeve të raportuara ishte i vogël.

Sidoqoftë, një valë e dytë, shumë ngjitëse e gripit u shfaq vrullshem në vjeshtën e po këtij viti.  Viktimat vdiqën brenda orëve ose ditëve nga shfaqja e simptomave. Lëkura e tyre kthehej në blu dhe mushkëritë u mbusheshin me lëng që i mbyste.

Vdekshmëria e lartë tek njerëzit e shëndetshëm, përfshirë grupmoshën 20-40 vjeç, ishte një veçori unike e kësaj pandemie.

Në fakt, më shumë ushtarë amerikanë vdiqën nga gripi i vitit 1918 sesa qe u vranë në betejë gjatë Luftës se pare Boterore.  40% e marinës së Sh.B.A u infektuan nga gripi dhe 36% e ushtrisë u sëmur rende.

Gripi Spanjoll nuk e ka origjinën në Spanjë. Spanja ishte e para qe raportoi ne media per gripin, ndersa vendet e tjera i censuruan keto lajme, ne menyre qe te mbanin lart moralin pas luftes. Per shkak se burimet spanjolle te lajmeve ishin te vetmet qe raportonin per gripin, shume besuan qe gripi e kishte origjinen atje. Ne fakt vete spanjollet e quanin ‘Gripi Francez’, duke besuar se vendi i origjines se tij ishte ne France.

Per te treguar se njerezit kane ndryshuar pak qe nga ajo kohe e deri me sot, kete e deshmon fakti se edhe ne pandemine e 1918, shume njerez nuk mbanin maska, madje e kundershtonin mbajtjen e tyre. ?

Pershembull,  “Liga Anti-Maskave” u formua në janar 1919 në San Francisko, me anëtarët e saj të vete-quajtur “Spartanet Sanitare”, te cilet deshironin që masa per bartjen e maskave të shfuqizohej.  Me vone San Francisco u be një nga qytetet qe pesoi goditjen më të fuqishme në SH.B.A nga gripi, me rreth 45,000 banorë te infektuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe të martën është paraqitur…