Grosso kërkon 2 milionë euro dëmshpërblim nga Lyoni

26 dhjetor 2023 | 13:18

I shkarkuar më 30 nëntor, me Lyonin që qëndronte në fund të renditjes nën drejtimin e tij, trajneri Fabio Grosso nuk ka ndërmend të ndërpresë kontratën e tij me francezët në mënyrë paqësore.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Grosso beson se ka pësuar dëme të konsiderueshme me shkarkimin.

Prandaj trajneri italian kërkon nga klubi i Lyonit një dëmshpërblim prej 2 milionë euro ose përndryshe do ta ndjekë më tej këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Kosovës për fundvit morën dhurata “xeher”. Krejt kjo…