Gruaja e viktimës me reagim prekës: Gjysma e zemrës sime sot shkoi me ty

06 nëntor 2025 | 21:21

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunën e Malishevës, ku dy vëllezër kanë mbetur të vrarë nga dhëndri i tyre.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti familjar, ku dhëndri, Astrit Isufi nga Sankoci i Drenasit dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllezërve Driton dhe Naim Morina, duke u marrë jetën atyre në vendngjarje.

Tragjedia ka lënë të shokuar familjarët, të afërmit dhe gjithë qytetarët.

Në rrjete sociale, bashkëshortja e Driton Morinës, Arjeta Morina, ka ndarë një mesazh që ka prekur zemrat e shumë njerëzve.

Ajo ka publikuar një fotografi të bashkëshortit të ndjerë, të cilin e ka shoqëruar me fjalët: “Gjysma e zemrës tem shkoi bashkë me ty sot. O jeta jem bre.”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një tubim madhështor në…