Gruaja nga Peja lë një shkrim në fustanin që e kishte veshur kur u dhunua

10 dhjetor 2020 | 19:13

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ndarë në rrjetin e saj sociale facebook, një shkrim të një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në fund shkruhej “Ky fund ka një histori të mbyllur nga pranvera 1998! Dardania i Pejë”

Jahjaga ka thënë se në Ditën Ndërkombëtarë të të Drejtave të Njeriut duhet të pyesim për të drejtat e kësaj gruaje.

Shkrimi i saj i plotë:

Shkrim nga dora e një të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës, në fundin që kishte veshur në ditën kur është kryer krimi që ka lënë plagë të hapura në të edhe dy dekada pas.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut duhet të pyesim: Po për të drejtat e kësaj heroine?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleistja e Nismës Socialdemokrate në kuvendin komunal të Gjakovës, Valentina…