Gruda i PDK-së: Qeveria Kurti më e dobëta nga paslufta, marrëveshja me Serbinë bie ndesh me Kushtetutën

11 prill 2023 | 16:49

“Qeveria Kurti është qeveria më e dobët që ka pasur Kosova që nga paslufta. Ajo ka prishur të gjitha standardët e mirëqeverisjes të ndërtuar në Kosovën e pas pavarësisë”, ka vlerësuar Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë (KQM) në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK),

Gruda ka thënë e vetmja gjë që i ka funksionuar Qeverisë e drejtuar nga Kurti në këto dy vjet ka qenë propaganda për t’i mbuluar dështimet kolosale.

“Është qeveria që ka nivelin me të ulet të investimeve kapitale, është qeveria që ka shkelur më së shumti kushtetutën e Kosovës, është qeveria që ka tradhtuar të gjitha premtimet që ka dhënë para votuesve të saj. Dy vite të kësaj qeveria janë dy vite të regresit të Kosovës në të gjitha fushat. E vetmja gjë që ka funksionuar për këtë dy vite është propaganda qeveritare në përpjeke për të mbuluar dështimet kolosale”, ka thënë Gruda për gazetën “Scanner”.

Në vazhdim, Gruda e ka quajtur të dështuar iniciativën e Qeverisë Kurti përkatësisht të Ministrisë së Drejtësisë për reformat në sistemimit e drejtësisë.

“Qeveria ka humbur dy vjet kohë duke u marrë me veting në mënyrë të gabuar, pa konsensus politik, pa konsultim me faktorin ndërkombëtar dhe pa ju qasur në mënyrë profesional këtij procesi”, ka thënë Gruda.

Krahas kësaj, Gruda ka komentuar edhe marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka vlerësuar se kjo marrëveshje është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Kjo marrëveshje bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese te vitit 2015 ne lidhje me Asociacionin. Kjo sepse me këtë marrëveshje krijohet autonomi për serbet në Kosovë dhe krijohet një organe që shkon shumë përtej marrëveshjes se vitit 2013 për Asociacionin dhe më këtë edhe shumë përtej linjave kushtetuese që rregullojnë qeverisjen lokale dhe bashkëpunimin ndërkomunal”, ka thënë Gruda.

Intervista e plotë:  KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stefano Pioli i ka motivuar lojtarët e tij para sfidës…