Gruda i PDK-së: Vetëvendosje po tallet me qytetarët

22 gusht 2025 | 16:04

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka vlerësuar se kjo parti ka treguar përgjegjësi shtetërore në procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Ai ka bërë me dije se në këtë proces kjo parti e ofruar pa asnjë kusht votën për kryetar Kuvendi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë kontekst, Gruda ka thënë se Vetëvendosje është duke u tallur me qytetarët.

“Në demokraci, opozita nuk bëhet kurrë patericë e pushtetit. Ajo nuk voton për ta zgjatur jetën e një qeverie që ka humbur besimin, as nuk pranon të legjitimojë emërimet e njerëzve të pushtetit në pozita të larta shtetërore pa marrëveshje politike. Ky është vetë thelbi i opozitës: të qëndrojë përballë pushtetit, jo t’i shërbejë atij. Megjithatë, ne si PDK kemi treguar përgjegjësi shtetërore, duke ofruar pa asnjë kusht votën tonë për kryetar Kuvendi nga LV-ja, me vetëm një kriter moral: kandidati të mos ketë qenë pjesë e kabinetit Kurti. Por pushteti, në vend që të hapë rrugën e zgjidhjes, ka zgjedhur të tallet me qytetarët duke propozuar vetëm ministra të kabinetit qeveritar. Për pasojë, Kuvendi ka mbetur i pakonstituuar për më shumë se gjashtë muaj, një dëshmi e qartë se bllokada e institucioneve nuk vjen nga opozita, por nga vetë pushteti”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kualifikimet për kampionatin botëror përballin Kosovën me Zvicrën dhe Suedinë…