
Gruda: PDK-ja nuk ia ka frikën Byrosë për konfiskimin e pasurisë (video)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është për një reformë në sistemin e drejtësisë, por reformë që është konform ligjeve, dhe në koordinim me të gjitha palët e prekura.
Kështu ka thënë në emisionin “Sytë 7” në “Klan Kosova”, Përparim Gruda, koordinator për Drejtësi në kabinetin për Qeverisje të Mirë në kuadër të PDK-së.
Gruda ka folur për opinionet e Komisionit të Venecias mbi procesin e vettingut dhe për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.
Për Byronë e konfiskimit të pasurisë, Gruda ka thënë se Partia Demokratike nuk ka asnjë lloj frike nga ky ligj.
“PDK-ja nuk ka asnjë lloj frike nga ky ligj, kushdo që e merr ashtu. Unë e shoh se qeveria do me marrë ponë politik që ta paraqes në publik, ja si do ta bëjmë konfiskimin e pasurisë, ja si këta frikësohen e kështu me radhë. Nuk ekziston asnjë lloj frike”, ka thënë Gruda, duke shtuar se PDK-ja është për trajtimin e çështjeve në mënyrë parimore dhe profesionale.
“Po themi se Komisioni i Venecias ka gjetur mbi 30 raste ka gjetur probleme në ligj. Ne nuk mund të lëmë një qeveri që ka prirje populiste, të përdorë një mekanizëm ligjor, për të fituar poenë politik e për të mos realizuar punë. Nëse dikush mundet me më bind që një ligj në të cilin Komisioni i Venecias ka mbi 30 vërejtje, mund të bëhet drejtësi në Kosovë, mendoj që kjo lloj drejtësie në universin perëndimor nuk mund të bëhet”, është shprehur Gruda.