Kroosi mund të largohet falas

28 qershor 2022 | 12:10

Nga 2014, vit në të cilin zbarkoi në Madrid, Toni Kroos mori përsipër dirigjimin e mesfushës, me shumë klas dhe personalitet prej 8 vitesh, Kroos nuk ka rivalë në rolin e tij, është një nga titullarët e paprekshëm.

Në Madrid janë ndryshuar shumë trajner në këto tetë vite por Kroos ka qenë gjithnjë aty. Me fanellën e bardhë, mesfushori gjerman arriti të fitojë shumë trofe, mbi të gjitha katër Liga të Kampionëve. Tashmë 32-vjeç, Kroos po reflekton për të ardhmen e tij në një kohë kur futet në vitin që i përfundon kontrata, 30 qershor 2023.

“Suspancë Kroos”, shkruan “AS” në faqen e parë, duke iu referuar faktit se Kroos është në fund të kontratës ndërsa drejtuesit e Real Madrid pa hasin vështirë për të nisur negociatat për rinovim, nuk janë as në pozita të favorshme pasi Kroos mund të qëndrojë edhe një vit, për të vendosur më pas me qetësi se ku do të vijojë karrierën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përplasje ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe…