Yamal: Momenti im do të vijë, nuk ka nevojë të nxitohem
29 tetor 2026
| 11:04
Lamine Yamal ka reaguar pas ceremonisë së Topit të Artë, duke shprehur besimin se një ditë do ta fitojë çmimin më prestigjioz individual në futboll.
Talenti i Barcelonës ka theksuar se beson në rrugëtimin e tij dhe se nuk ndien nevojën të nxitohet për të arritur objektivat e mëdha.
“Do të vijë. Gjërat e mira kërkojnë kohë dhe unë besoj në rrugën që po ndërtoj. Nuk ka nevojë të nxitohem. Jam plot shpresë dhe besim se një ditë do të vijë momenti im”, është shprehur Yamal.
Në fund, ylli i Barcelonës i ka uruar fituesit dhe ka bërë të qartë se tashmë është i përqendruar te objektivat me skuadrën katalanase.
“Urime fituesve. Tani fokusi im rikthehet te ajo që ka vërtet rëndësi: ta ndihmoj Barcelonën të fitojë sërish”, ka deklaruar ai.



