Përplasje ndërmjet Mujës dhe Shalës: S’mund të më bësh pyetje mua, janë shpifje

28 qershor 2022 | 12:04

Një përplasje ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka ndodhur të martën gjatë raportimit të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Teksa po raportuar ministrja Hajdari për investimet strategjike, Shala i ka thënë asaj se i kanë neglizhuar aplikimet.

Por, Armend Muja ka thënë se ka pyetje për Shalën.

“S’mundesh me më bo pyetje ti mua. Mos e devijo raportimin e ministres”, ka thënë Shala.

Por, Muja ka insistuar, duke e pyetur Shalën : “…ju keni fokus te kompania ‘Mexico Lumo’. A keni interesa direkte në këtë kompani?”, ka pyetur Muja.

“Këto janë shpifje të gjitha. Kot e keni sepse s’mund ta devijoni raportimin”, ia ka kthyer Shala, Mujës.

Përplasja ka vazhduar edhe më tutje teksa po diskutohet për investitorët strategjikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka…