Grumbullohen “dardanët”

28 tetor 2020 | 17:30

Nesër (e enjte) grumbullohet Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. “Dardanët” i presin dy ndeshje të vështira në hapje të eliminatoreve për “Euro 2022”.

Në fazën e dytë kualifikuese për Evropianin 2022, Kosova është në grupin e tetë së bashku me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë. Janë kombëtare të suksesshme, por synimi është i qartë – kualifikimi në “Euro 2022”.

Nuk do të jetë lehtë, por të gjithë janë të vendosur për hapa më tutje para. Të mërkurën e ardhshme, Kosova luan në Podgoricë ndaj Malit të Zi, kurse më 8 nëntor e pret Suedinë në Prishtinë. Për shkak të ngritjes që Kosova i ka pasur në vitet e fundit, kualifikimet i nis nga faza e dytë. Lojtarët e Kosovës të enjten paradite fillimisht do të testohen për Covid-19. Prej orës 13:00 akomodohen në “Hotel International” në Prishtinë, kurse stërvitja e parë është prej orës 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përfunduar Projektin e…