Grup i vështirë, nuk duhet të dorëzohemi

07 dhjetor 2020 | 21:44

Ish-trajneri i shumë klubeve elitare së Superligës së Kosovës, Bylbyl Sokoli ka folur lidhur me grupin në të cilin gjenden “Dardanët” në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Kosova është në grupin B, grup mjaftë i vështirë së bashku Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Mirëpo, Sokoli në një prononcim për lajmi.net, tha se pavarësisht se jemi në grup të vështirë ne nuk duhet dorëzohemi.

“Është një grup i vështirë për Kosovën dhe kuptohet që Kosova i ka gjasat e veta, por duhet të theksuar se kundërshtarët janë ekipe cilësore dhe tradicionalisht shumë të forta. Megjithatë nuk duhet dorëzohemi dhe ndeshje pas ndeshje duhet të bëjmë më të mirën”, u shpreh ai.

Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja e parë për Kosovën në kuadër të këtyre kualifikimeve zhvillohet me 24-25 mars 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diego Junior, djali i Diego Armando Maradonas, ka thënë se…