Djali i Maradonës: Trashëgimia është gjëja e fundit në mendjen time

07 dhjetor 2020 | 21:40

Diego Junior, djali i Diego Armando Maradonas, ka thënë se trashëgimia e ikonës argjentinase është gjëja e fundit për të cilën mendon.

Legjenda e futbollit botëror ndërroi jetë më 25 nëntor si pasojë e sulmit në zemër, ndërsa ai ka lënë pas vetes pasuri në vlera milionëshe, nga e cila e ka përjashtuar ish-gruan dhe vajzat e tij në testament. Diego Jr. ka lindur në vitin 1986, mirëpo Maradona e pranoi si djalë të tijin në vitin 2007.

“Trashëgimia është gjëja e fundit në mendjen time tash. Do të preferoja të isha i uritur gjithë jetën time sesa të përballesha me këtë problem. Ne fëmijët jemi mbledhur bashkë për nder të babait tim. Sot situata është aq e ngatërruar saqë nuk mund të jap një paragjykim dhe, mes të tjerash, është duke u zhvilluar edhe një proces hetimor”, ka thënë djali i Maradonas për “Canale 5”. Në ndërkohë, disa fëmijë që pretendojnë se janë të Maradonas, po i presin rezultatet e testit të ADN-së për të konfirmuar diçka të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar iranian ka kundërshtuar thashethemet se lideri suprem, Ayatollah…