Thibaut Courtois zbulon planet e së ardhmes
22 qershor 2026
| 15:22
Portieri belg i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka zbuluar planet e tij për të ardhmen në një intervistë ekskluzive për “Onda Cero”.
Ai ka bërë me dije se dëshiron të qëndrojë edhe 4 apo 5 vite të tjera te klubi madrilen, me synimin që ta përfundojë karrierën në “Bernabeu”.
Gjatë deklaratës së tij, Courtois ka zbuluar gjithashtu se kishte rinovuar kontratën vitin e kaluar në fshehtësi të plotë, pa u bërë publike.
Përveç planeve me klubin, ku deri tani ka zhvilluar 333 ndeshje zyrtare, portieri belg ka lënë të kuptohet se Kupa e Botës 2026 mund të jetë paraqitja e tij e fundit me Kombëtaren e Belgjikës.
Courtois mbetet një prej figurave kryesore të Real Madridit dhe një nga portierët më të vlerësuar në futbollin botëror.



