Grupi 6+ kërkon një ministri, sot vendos nëse do ta përkrahë qeverinë e re

29 prill 2020 | 08:17

Deputeti nga Grupi Parlamentar 6+, Albert Kinolli, ka thënë mbrëmë se Grupi Parlamentar 6 + edhe sot do të ketë takime për të diskutuar dhe për të dalë me një qëndrim të përbashkët rreth përkrahjes ose jo të qeverisë së re.

Ai ka thënë se nuk ka kuptim të ketë 6 +, nëse nuk kanë qëndrim të përbashkët. Ai tha se apetitet e deputetëve çdo ditë e më shumë po rriten, por ata do ta mbajnë fjalën për atë që vendosin pasi interesi i shtetit është mbi të gjitha.

Kinolli theksoi se nesër pasdite do ta bëjnë publike qëndrimin e këtij grupi parlamentar.

Ai tha se kërkojnë ta udhëheqin një ministri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behgjet Pacolli dje, me aeroplanin e vet privat, nga Zvicra…