Guardiola: Bëmë gjithçka për fitore, por Crystal Palace mori një pikë

19 janar 2020 | 15:51

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se skuadra e tij bëri gjithçka për të fituar ndeshjen ndaj Crystal Palace (2-2), por që nuk ia arriti qëllimit.

“Ne u përpoqëm të bënim gjithçka për të fituar. Fryma ishte aty. Ne u përpoqëm dhe u përpoqëm. E përmbysëm rezultatin, por prapë kemi lënë pikë. Ky është futbolli. Ne kemi luajtur me të njëjtën mënyrë si kemi bërë në ‘VillaPark’ kundër Aston Villas, me Benjamin Mendy duke sulmuar nga e majta dhe lojtarët e tjerë në qendër. Vuajtëm pak në 10 minutat e para të pjesës së dytë, por pastaj mendoj se bëmë gjithçka siç duhet. Crystal Palace nuk bëri shumë, por arritën të merrnin një pikë”, ka thënë Guardiola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka…