Guardiola: Duhet ta fitojmë ndeshjen e kthimit në Gjermani

07 prill 2021 | 10:19

Manchester City mori një fitore me shumë rëndësi dje ndaj Borussia Dortmund me shifrat 2-1 në ndeshjen e parë të luajtur në Angli.

Pas ndeshjes foli trajneri i kryesuesve të Premier League, Pep Guardiola, i cili nuk ishte shumë i kënaqur me lojën e ekipit.

“Në pjesën e parë nuk ishim mirë me topin në këmbë. Në pjesën e dytë shkoi shumë më mirë dhe patëm disa mundësi të qarta për të shënuar edhe golin e dytë. Patëm sukses dhe gjetëm golin e fitores. Duhet të kishim një ndërtim më të mirë të lojës sonte (dje) dhe nuk shkoi gjithçka mirë.Është diçka normale, Dortmund është ekip i fortë dhe me shumë cilësi. 2-1 është rezultat i mirë dhe ne kemi edhe një tjetër shans brenda një jave. Do të ndryshojmë disa gjëra në mënyrë që të shkojmë dhe ta fitojmë ndeshjen e kthimit në Gjermani”, u shpreh Guardiola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se mbyllja totale…