Guardiola ‘egjel’ i veturave

09 shkurt 2020 | 13:33

Spanjolli Pep Guardiola që nga drejtimi i City-t në ligën angleze ka dëmtuar katër makina deri tani.

Kjo është thënë nga gazeta ‘The Sun ’, e cila detajon disa nga problemet e trajnerit të Manchester City që ai ka me timonin.

Pep Guardiola ka pasur disa probleme gjatë vozitjes nëpër Angli deri tani.

Tekniku i Manchester Cityt , ka një problem në ngarje, ose të paktën kjo është ajo që përshkruhet nga një artikull i botuar në gazetën ‘The Sun ’në të cilin ata tregojnë se trajneri ka shkatërruar katër makina që nga arritja në Angli , në vitin 2016.

Një Mercedes,një Range Rover , një Bentley GTX700 dhe një Mini Cooper kanë qenë “viktimat” e Guardiolas, një koleksionin e makinave që do të vlerësoheshin rreth 460,000 paund. Rasti me makinën “Range Rover” është veçanërisht më unik pasi trajneri i Manchester City e mbushi me benzinë ​​kur ishte një automjet dizel.

“Pep është shumë i shkëlqyeshëm në shumë gjëra, por ngasja nuk duket se është njëra prej tyre. Ai vuan me rrugët në Manchester dhe pati disa goditje, “thotë një burim për” The Sun “, duke konfirmuar problemet e në drejtimin e makinave nga Guardiola

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të autoriteteve përkatëse në provincën veriore Shandong të Kinës…