Nga përbërësit e freskët te gatimet e përgatitura në shtëpi: Rutina moderne e kuzhinës
Një kuzhinë e organizuar mirë mund ta bëjë gatimin e përditshëm dukshëm më të lehtë. Qoftë për ruajtjen e produkteve të freskëta, përgatitjen e darkave të shpejta gjatë javës së punës apo pastrimin pas një vakti familjar, familjet moderne po kërkojnë gjithnjë e më shumë pajisje që thjeshtojnë punët e shtëpisë dhe përshtaten me stilin e tyre real të jetesës. Për këtë arsye, prakticiteti, fleksibiliteti dhe lidhshmëria inteligjente janë bërë po aq të rëndësishme sa edhe vetë performanca e gatimit.
Pajisjet e kuzhinës Samsung Bespoke AI janë krijuar për të ofruar mbështetje në çdo fazë të rutinës moderne kulinare, nga ruajtja e ushqimit te gatimi dhe pastrimi, duke kontribuar njëkohësisht në krijimin e një shtëpie më të lidhur, më inteligjente dhe më intuitive.
Freski që zgjat më shumë
Përbërësit e freskët janë baza e çdo vakti të përgatitur në shtëpi, ndaj ruajtja e tyre e duhur është më e rëndësishme se kurrë. Frigoriferët Samsung Bespoke AI janë të pajisur me teknologji të avancuara ftohjeje që ruajnë një temperaturë të qëndrueshme dhe ndihmojnë ushqimin të mbetet i freskët për më gjatë.
Funksione si All Around Cooling, Twin Cooling dhe AI Hybrid Cooling reduktojnë luhatjet e temperaturës dhe krijojnë kushte optimale për ruajtjen e llojeve të ndryshme të ushqimeve. Për familjet që blejnë shpesh produkte të freskëta, kjo do të thotë ruajtje më e mirë e shijes, teksturës dhe cilësisë së përgjithshme të ushqimit.
Zgjidhjet fleksibile të ruajtjes e bëjnë përdorimin e përditshëm edhe më praktik. Raftet e lëvizshme, zonat e personalizueshme të ftohjes dhe ndarjet e posaçme për pije u mundësojnë përdoruesve të organizojnë ushqimet sipas zakoneve dhe nevojave të tyre.

Modele të përzgjedhura të frigoriferëve vijnë gjithashtu me ekranin Family Hub dhe integrim me aplikacionin SmartThings , duke e shndërruar frigoriferin në qendrën e një shtëpie të lidhur. Në këtë mënyrë, direkt nga zemra e kuzhinës, mund të menaxhoni aktivitetet e përditshme, të monitoroni funksionimin e pajisjeve të tjera dhe të kontrolloni konsumin e energjisë.
Më shumë inteligjencë në gatim për një stil jetese modern
Përgatitja moderne e ushqimit kërkon gjithnjë e më shumë fleksibilitet, efikasitet dhe thjeshtësi. Furrat Samsung të pajisura me teknologjinë Dual Cook Flex™ mundësojnë përgatitjen njëkohësisht të disa gatimeve në temperatura të ndryshme, pa përzierje shijesh apo aromash.
Nga ana tjetër, funksioni Full Steam mundëson përgatitjen e vakteve më të shëndetshme, duke ruajtur lëndët ushqyese, teksturën dhe shijet natyrale të ushqimit. Me funksionin SmartThings Cooking , përdoruesit mund të aksesojnë lehtësisht receta të personalizuara dhe udhëzime të shpejta gatimi, duke e bërë procesin e përgatitjes së ushqimit më të thjeshtë se kurrë më parë.
Kjo liri nga furra shtrihet edhe te pianurat e gatimit me induksion Samsung, të pajisura me teknologjinë Flex Zone dhe lidhje Wi-Fi. Kushdo që ka përgatitur ndonjëherë darkë për miq e di sa sfiduese mund të jetë vendosja e njëkohshme e enëve të mëdha, tiganëve të gjerë dhe tenxhereve të vogla në një pllakë standarde. Teknologjia fleksibile Flex Zone e zgjidh këtë problem, pasi përshtatet lehtësisht me enë të formave dhe madhësive të ndryshme, duke siguruar shpërndarje të njëtrajtshme të nxehtësisë në të gjithë sipërfaqen. Përveç kësaj, dizajni i saj ultra i hollë kursen hapësirë të vlefshme në kabinetin poshtë pllakës, ndërsa integrimi i pandërprerë me aplikacionin SmartThings u lejon përdoruesve të ndjekin procesin e gatimit direkt nga telefoni i tyre, ndërsa relaksohen me të ftuarit.
Pastrim inteligjent pas çdo vakti
Pastrimi është shpesh pjesa më pak e pëlqyer pas gatimit, por lavastoviljet Samsung Bespoke AI janë të dizajnuara për të reduktuar punën manuale përmes automatizimit inteligjent. Teknologjia AI Wash e njeh automatikisht nivelin e papastërtisë së enëve dhe përshtat sipas tij fuqinë e larjes dhe shpëlarjes.
Kjo mundëson larje efikase edhe për enët shumë të ndotura, pa pasur nevojë për shpëlarje të gjatë paraprake. Sistemet fleksibile me raftin e tretë përmirësojnë gjithashtu organizimin dhe vendosjen e enëve, duke e bërë më të lehtë larjen e takëmeve, filxhanëve dhe enëve të ndjeshme.
E gjithë përvoja mbështetet nga lidhja me SmartThings, e cila u lejon përdoruesve të monitorojnë funksionimin e pajisjes, të optimizojnë konsumin e energjisë dhe të krijojnë rutina të automatizuara që përshtaten natyrshëm me jetën e përditshme.
Kuzhinë e lidhur dhe e krijuar për rutinën e përditshme
Nga kuzhinat e sotme pritet shumë më tepër sesa thjesht funksionaliteti. Konsumatorët kërkojnë pajisje që kombinojnë dizajn të nivelit të lartë, performancë inteligjente dhe lidhshmëri të zgjuar që e lehtëson realisht jetën e përditshme. Pajisjet Samsung Bespoke AI i përmbushin plotësisht këto pritshmëri, duke e shndërruar rrugën nga përbërësit e freskët deri te vakti i përgatitur në shtëpi në një proces të thjeshtë dhe të këndshëm.
Shumë gjëra mund të ndryshojnë në vitet që vijnë, por ndërsa jeta vazhdon rrjedhën e saj, për një gjë mund të mbështeteni gjithmonë: Pajisjet shtëpiake dhe të kuzhinës Samsung. Si një shtesë perfekte për kuzhinën tuaj moderne, Samsung ofron 5 vite garanci (2 vite garanci fabrike + 3 vite garanci shtesë komerciale) për modele të përzgjedhura të frigoriferëve, lavatriçeve, pajisjeve të integruara të kuzhinës, tharëseve dhe lavatriçe-tharëseve të blera në periudhën nga 5 janar deri më 31 dhjetor 2026.
A jeni gati të transformoni shtëpinë tuaj me teknologji inteligjente dhe besueshmëri afatgjatë? Përmes link-ut zbuloni të gjitha modelet e përfshira në promocion, si dhe përfitimet e veçanta.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.



