Guardiola: Fitova Ligën e Kampionëve, sepse Lukaku nuk shënoi nga tri metra

20 qershor 2023 | 12:00

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i është përgjigjur një pyetjeje se si ekipi i tij e fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

“Kemi kaluar tetë vjet për të fituar Ligën e Kampionëve. E fitova këtë turne sepse Romelu Lukaku nuk mundi të shënonte kundër nesh nga tre metra”, citon Guardiolën “Football”.

Kujtojmë se në finalen e Ligës së Kampionëve 2022-2023, Manchester City mposhti Interin me rezultat minimal 1-0. Vlen të theksohet se “qytetarët” për herë të parë në historinë e tyre u bënë pronarë të këtij trofeu, por për trajnerin spanjoll kjo është fitorja e tretë në turneun më prestigjioz evropian, pasi ka fituar dy me Barcelonën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) e drejtuar nga Dardan Molliqaj, ka reaguar…