Guardiola, i nervozuar me mbrojtjen e tij

28 gusht 2022 | 14:00

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola është shprehur i nervozuar me mbrojtjen e ekipit të tij.

Në dy ndeshjet e fundit në Premier Ligë, “Citizens” kanë pësuar pesë gola, teksa kanë realizuar shtatë.

E lidhur me problemet e kampionit në fuqi me mbrojtjen e ka komentuar edhe vetë trajneri.

Duke u shprehur i nervozuar me numrin e madh të golave të pësuara.

“Dy ndeshjet e fundit kanë pasur shumë gola. Ishte një lojë e mirë sot ndaj Crystal Palace. Është një mësim i mirë për ne ajo që ndodhi në pjesën e parë. Duhet të përmirësohemi. Ne jemi të butë në mbrojtje”, ka thënë Guardiola.

Dje City ka fituar me përmbysje (4:2) ndaj Crystal Palace, pasi fillimisht kishin pësuar dy gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aeroplan i kompanisë “Jet2” që po kryente fluturimin Birmingham-Antalia…