Guardiola këshillon Unitedin në lidhje me Ten Hagen

29 tetor 2023 | 12:45

Pep Guardiola i ka ofruar Manchester United këshilla se çfarë të bëjë me Erik ten Hag, pas fillimit të dobët të “Djajve të Kuq”. Pas shtatë ndeshjeve të sezonit, Unitedi kishin fillimin e tyre më të keq në 34 vjet. Megjithatë, ata kanë fituar tre ndeshje radhazi që atëherë. Guardiola mendon se Ten Hag duhet të lihet të punojë nëse Unitedi dëshiron të ketë sukses.

“Nëntë vjet. Duhet kohë. Unitedi janë në gjendje të fitojnë pesë ose gjashtë ndeshje radhazi dhe nëse e bëjnë këtë do të jenë në krye. Lëreni trajnerin të punojë, siç më lejuan mua në sezonin tim të parë kur nuk fituam. Ne kishim 10 ose 11 lojtarë mbi 30 vjet, kështu që ne duhej të sillnim energji dhe cilësi dhe investuam, ashtu si investojnë të gjitha skuadrat. Ata më mbështetën dhe kjo është e njëjta gjë. Jepu kohë trajnerëve dhe ata do ta bëjnë mirë”, ka thënë Guardiola.

“Ndoshta të mos dominonin në të ardhmen në mënyrën se si Sir Alex Ferguson E bënte, sepse atëherë kishte dy ose tre ekipe dhe tani ka më shumë, me shumë trajner të jashtëzakonshëm. Ndoshta jo në atë mënyrë, por nëse ata marrin vendime të mira me hierarkinë, drejtorin sportiv, trajnerët dhe lojtarët në të njëjtat ide, mund ta bëjnë”, ka nënvizuar trajneri. Dy rivalët e qytetit do të ndeshen sot në Old Trafford.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës Bajram Begaj i ka dërguat një telegram…