Guardiola komenton kalimin e Messit nga Barcelona në PSG

27 shtator 2021 | 15:46

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se kalimi i Leo Messit nga Barcelona në Manchester City i ka suprizuar të gjithë.

“Ishte një surprizë për të gjithë. Të gjithë tani e pranojnë”, u shpreh Guardiola.

“Shumë kohë më parë, nuk mund ta imagjinonit, por ndodhi. Vetë jeta, ju kurrë nuk e dini se çfarë ndodh. Ajo që është e rëndësishme është se ai do të jetë i lumtur atje në Paris”, shtoi spanjolli.

“Ky lloj lojtari flet vetë në fushë. Nuk kam pse të shtoj asgjë. Ne jemi me fat që e shohim atë për 15 vjet. Nuk kam pse të flas për të ose ta përshkruaj atë. Shpresoj se ai do të luajë nesër në dobi të lojës”, përfundoi spanjolli.

Manchester City dhe PSG do të përballen përsëri vetëm disa muaj pasi ata ishin përballur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të edicionit të kaluar, në të cilën triumfuan anglezët.

Sidoqoftë tani parisienët me transferimet e bujshme të bëra gjatë verës, përfshirë yllin argjentinas, mund të jenë një ‘arrë’ shumë më e fortë për kampionët anglez kësaj radhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Mitrovicë të Jugut ka filluar të hënën me…