Policia në Mitrovicë nis zbatimin e planit operativ ‘Siguria në shkolla’

27 shtator 2021 | 15:43

Policia në Mitrovicë të Jugut ka filluar të hënën me zbatimin e planit operativ ‘Siguria në shkolla’, plan ky që ka për qëllim afrimin e sigurisë për nxënësit e të gjitha niveleve, si në hapësirat shkollore ashtu edhe në rrugët e trafikut rrugor.

Në njoftimin e policisë thuhet se me kohë janë bërë gjitha përgatitjet e duhura për zbatimin e këtij plani operativ.

“Duke pasur parasysh se brenda planit operativ policor fazat e veprimit janë të njëpasnjëshme për qasje proaktive në fushën e ofrimit të sigurisë, kështu për fazën fillestare Njësia e Trafikut Rrugor në nivel të rajonit të Mitrovicës ka përgatitur planin e veprimit, që ka për qëllim afrimin e sigurisë në rrugët afër dhe përgjatë shkollave, ndërsa në prioritet janë vënë disa nga shkollat fillore, shkolla këto të cilat kanë qasje të drejtpërdrejtë në rrugët magjistrale dhe rajonale. Njësitë policore të trafikut rrugor në zonat afër këtyre shkollave do të shtojnë masat e sigurisë, ku në fokus do të kenë intervalet kohore të ardhje – vajtjes së nxënësve të klasave të para, ku pjesëmarrja e tyre në rrugët e trafikut rrugor është për herë të parë”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë kërkuar nga…