Guardiola konfirmon dy mungesa ndaj Arsenalit  

29 mars 2024 | 16:21

Këtë vikend do të zhvillohet derbi anglez mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, ndeshje kjo që po shihet si direkte për titullin e Premier Ligës.

Të dielën me fillim nga ora 17:30 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i derbit mes Cityt dhe Arsenalit. Tani, para ndeshjes ka folur trajneri i Cityt, Pep Guardiola i cili ndër të tjera konfirmoi dy mungesa të mëdha kundër Arsenalit.

“Ederson po bën shumë më mirë, Manuel Akanji do të jetë 100% i gatshëm për t’u përballur me Arsenalin. Walker dhe Stones do të mungojnë”, tha Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e shtunë) nga ora 20:00 zhvillohen tri ndeshjet e…