Guardiola: Ne jemi të parët, goli ishte i jashtëzakonshëm

07 maj 2019 | 14:21

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guradiola është shumë i lumtur se skuadra e tij arriti fitore ndaj Leicester Cityt (1-0).

Cityt i ka mbetur vetëm edhe një ndeshje që të shpallet kampion në Premier Ligë.

“Një gol i jashtëzakonshëm, pa asnjë diskutim. Luajtëm në mënyrë të pabesueshme. Prisja që Leicester të ishte më ofensiv, por ata u mbrojtën shumë thellë. Ishte një pjesë e parë e mirë, por e dyta ishte e shkëlqyer, duke ditur se për çfarë luanim. Më vjen keq për shumë njerëz dhe mediet që shpresonin që Liverpooli të ishte i pari, por ne jemi ende atje”, ka thënë Guardiola. “Kompany ka këtu më shumë se 10 vite dhe ka ndihmuar këtë brez të pabesueshëm lojtarësh së bashku me Hartin dhe Zabaletan, për të krijuar këtë klub. Kur Kompany shtyn përpara në momente të rëndësishme dhe është mirë fizikisht, është një lojtar i pabesueshëm. Tani e kemi ne në dorë. Edhe një ndeshje, e të mendosh se kemi qenë 7 pikë pas Liverpoolit”,  ka deklaruar Guardiola.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar të gjitha subjektet,…