Guardiola paralajmëron largimin e Messit nga Barça

06 shkurt 2020 | 17:43

Pep Guardiola beson se Barcelona është para një periudhe jo të mirë, e ngjashme me atë të Realit Madridit, kur u largua Cristiano Ronaldo.

Një përplasje publike me Eric Abidal i ka shtuar zërat për një thyerje të marrëdhënieve në mes të Lionel Messit dhe klubit blaurgan. Guardioal i cili njeh më së miri Messin dhe Barcelonën, paralajmëroi se klubi spanjoll duhet ta përgatit veten për largimi e mundshëm të lojtarit më të mirë në botë.

“Është e pashmangshme, këta lojtarë janë kaq të rëndësishëm për një skuadër, sa kur largohen, lënë hapësira të mëdha. Kur Messi të largohet nga Barcelona klubit do t’i duhet ca kohë për t’u rirregulluar. Është e pashmangshme. Ju e patë se çfarë ndikimi negativ pati largimi i Ronaldos nga Real Madridi. Si të mos ndihet mungesa e këtyre lojtarëve, që shënojnë 40 ose 50 gola në sezon”, u shpreh Guardiola. Kujtojmë që Guardiola kaloi më shumë se 20 vite tek Barcelona si trajner dhe si lojtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me…