Guardiola pas fitores ndaj Juves: Kishim kohë që nuk luanim një ndeshje të tillë

27 qershor 2025 | 11:04

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli për “Mediaset” pas fitores 5-2 ndaj Juventusit në Boterorin e Klubeve. “Pa dyshim që jam i kënaqur. Mundëm një ekip që kishte luajtur dy ndeshje të jashtëzakonshme. Juventus është gjithmonë Juventus. Për ne ka kaluar shumë kohë që kur kemi luajtur kështu. Ne vazhdojmë të mendojmë se vitin e kaluar kishim një ekip të mirë, por pësuam shumë lëndime. Por tani e kemi gjetur veten përsëri. Kjo është rruga që duhet të ndjekim, nuk duhet të flasim, por të punojmë shumë”, ka thënë Guardiola.

“Ne fituam dy ndeshjet e mëparshme, por nuk patëm të njëjtat situata. Duhet ta gjejmë përsëri identitetin tonë, pastaj të fitojmë ose jo, kujt i intereson. Gjëja e rëndësishme është ta gjejmë veten përsëri”, ka shtuar trajneri spanjoll.

Më tej, duke folur për Haalandin, trajneri Guardiola a shtuar: “Ky djalë shënon gola. Pastaj ai duhet ta dijë se ka konkurrencë. Marmoush luajti mirë, të gjithë duhet të japin gjithçka. Përndryshe do të jetë e vështirë për të gjithë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka…