Guardiola: Rezultat i jashtëzakonshëm, por na duhet edhe një ndeshje e madhe

12 prill 2023 | 11:15

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka shijuar në maksimum fitoren me rezultat të thellë 3-0 përballë Bayern Munchen, por nuk feston, i vetëdijshëm se në Munchen kërkohet një tjetër ndeshje e madhe.

“Për 55-60 minuta ishte një ndeshje shumë e ekuilibruar, një ndeshje e bukur Championsi mes dy ekipeve të mëdha. Nuk u arritëm të kontrollonim mirë fazat pas golit të Rodrit, i lejuam shumë hapësira. Ata ishin superior në 10-15 minuta e para, kishin disa raste. Është një rezultat i jashtëzakonshëm, por e di se çfarë do të thotë të luash në Mynih, duhet një tjetër ndeshje e madhe”, u shpreh Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është duke vazhduar edhe të mërkurën gjykimi në Gjykatën Speciale…