Guardiola: Shpresoj që lodhja e lojtarëve të mos ndikojë në sezonin tjetër

08 korrik 2025 | 16:51

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pas eliminimit një javë më parë nga Kupa e Botës për Klube, ka kthyer menjëherë vëmendjen te sezoni i ardhshëm. Ai e di mjaft mirë se ka pak kohë në dispozicion për të punuar, pasi Premierë Liga do të nisë në mes të gushtit.

“Nuk mund t’i falënderoj mjaftueshëm lojtarët për stërvitjen dhe lojën që kanë bërë në Kupën e Botës për Klube. Do të na pëlqente shumë të kishim vazhduar, pasi do të organizohet një herë në katër vjet, por kjo do të thotë se do të kemi pak mundësi të pushojmë”, ka thënë Guardiola.

“Është koha të pushojmë dhe t’i qetësojmë mendjet tona për sezonin e ri. Ka qenë një sezon shumë i gjatë, me mjaft probleme për ne, ndaj ky pushim do të na bëjë mirë. Shpresoj shumë që kjo lodhje të mos ndikojë edhe në sezonin tjetër, sidomos në periudhën e dimrit”, ka deklaruar trajneri spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rasim Sylejmani shpall te pa vlefshme deftesën e shkolles fillore…