
Gucati: Edi Rama do të jetë në protestën e OVLUÇK-së në Tiranë, 60 autobusë do të nisën nga Kosova
14 tetor 2025
| 14:25
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë.
Kryetari i OVLUÇK, Hysni Gucati, ka bërë me dije në një konferencë për medie, se fjalën e rastit në këtë protestën do të ketë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Gucati ka treguar se nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë.